Ndërlidhjet

Rusia dënon "aktin monstruoz" në Norvegji


Presidenti rus Dimitrij Medvedev ka dënuar sot sulmin në Norvegji duke e cilësuar atë si një akt "monstruoz".

Në mesazhin e presidentit Medvedeve që i është derguar kryeministrit të Norvegjisë thuhet se "ne i dënojmë këto krime monstruoze, për të cilat nuk mund të ketë justifikim."

Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.

Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.
XS
SM
MD
LG