Ndërlidhjet

logo-print

Greva paralizon Kashimirin indian


Një grevë e përgjthshme e ka paralizuar luginën me popullatë shumicë myslimane të Kashmirit në Indi, në ditën e dytë të protestës që u nxit nga pretendimi se një grua është dhunuar nga dy ushtarë.

Greva ka shkaktuar mbylljen e dyqaneve, shkollave dhe zyrave në Shrinagar dhe qytete tjera të mëdha, pasi që protestuesit dogjën automjetet e qeverisë dhe u përleshen me policinë.

Një grua e martuar, 25 vjeçare nga qarku jugor i Kashmirit, ka hedhur kauza ndaj dy personave, që sipas saj e kanë rrëmbyer dhe dhunuar.

Personat, sipas gruas, kanë qenë të veshur me uniformë të ushtrisë indiane.

Seperatistët e Kashmirit, që kërkuan grevë njëditëshe, kanë bërë thirrje për hetim të pavarur nga grupet për të drejtat e njeriut dhe OKB-ja.
XS
SM
MD
LG