Ndërlidhjet

Takohen ministrat e Koresë Jugore dhe Veriore


Ministrat e jashtëm të Koresë Veriore dhe asaj Jugore janë takuar shkurt në një konferencë aziatike për sigurinë, për herë të parë pas tri vjetësh, që kur dështuan bisedimet gjasht-palëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara nga takimi paraprak në mes të zyrtarëve të Koresë Veriore dhe asaj Jugore në margjinat e konferencës.

Por, ajo tha se Pheniani duhet të dëshmojë se ka ndryshuar.
XS
SM
MD
LG