Ndërlidhjet

logo-print

Tërmet i fuqishëm në Japoni


Një tërmet i fuqsihëm ka goditur Japoninë veri-lindore, rajonin e njëjtë që u shkatërrua nga tërmeti masiv dhe cunami i muajit mars.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar apo për dëmet materiale nga tërmeti i sotëm, dhe nuk është lëshuar as paralajmërimi për cunami.

Tërmeti kishte fuqinë e 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa qendra e tij, ishte 36 kilometra nën det, në Oqeanin Paqësor, 414 kilometra në veri-lindje të Tokios, në rajonin e njëjtë, ku më shumë se 22 mijë vetë u mbytën apo u zhdukën pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.
XS
SM
MD
LG