Ndërlidhjet

Norvegji: Rritet në 92 numri i të vrarëve


Policia thotë se nga dy sulmet në Norvegji, kanë mbetur të vdekur të paktën 92 përsona.

Sipas shifrave të fundit, 85 persona u qëlluan për vdekje me armë në një sulm në kamp rinor, vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit të Osllos.

Policia dyshon se i njëjti person ka kryer të dy sulme.

Dëshmitarë të sulmit në ishull treguan se personi qe ka sulmuar ishte i maskuar si polic.
XS
SM
MD
LG