Ndërlidhjet

Thaçi ngushëllon kryeministrin e Norvegjisë


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, me rastin e sulmeve në afërsi të ndërtesës së kryeministrisë norvegjeze dhe tjetrit në ishullin Utoja.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se “me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e 91 personave nga shpërthimet që ndodhën në vendin tuaj”.

Po ashtu në telegramin e kryeministrit Thaçi thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit norvegjez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”.
XS
SM
MD
LG