Ndërlidhjet

Norvegji, sulmuesi pranon përgjegjësinë


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Avokati i njeriut të dyshuar për kryerjen e sulmeve në Norvegji tha se klienti i tij e ka pranuar përgjegjësinë për vrasjet.

Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e dhunës.

“Ai (Breiviku) thotë se beson që veprimet ishin barbare, porse në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.

Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.

Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një dokumenti 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.

Breivik pritet të paraqitet para gjyqit të hënën.
XS
SM
MD
LG