Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vrarë në fushën e patinazhit


Një person i armatosur ka hapur zjarr një një fushë patinazhi në Teksas, duke vrarë pesë persona dhe plagosur tre të tjerë, para se të qëllonte veten.

Autoritetet policore thonë se ngjarja zuri vend pas një “zënke të nxehtë” mes burrit dhe gruas, gjatë një feste të ditëlindjes në qytetin Grand Praire, që është 24 kilometra në perëndim të Dallasit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me të shtënat, duke thënë se “në këtë moment, dhuna duket të jetë shkaktuar nga një situatë e brendshme”. Policia thotë se incidenti është nën hetime.
XS
SM
MD
LG