Ndërlidhjet

Bin Hamam ndalohet nga aktivitetet futbollistike


Muhamed Bin Hamam

Muhamed Bin Hamam

Konfederata Aziatike e Futbollit tha se vendimi për të ndaluar përjetësisht presidentin e saj, Muhamed Bin Hamam, nga të gjitha aktivitetet futbollistike, ishte një ditë e trishtuar për organizatën dhe futbollin e Azisë.

FIFA ka njoftuar se Bin Hamam është gjetur fajtor pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarët për të votuar për të në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s.

Zëvendëspresidenti i Konfederatës Aziatike, Zhang Jilong, tha se organizata e respekton vendimin e FIFA-s si dhe njeh të drejtën e patjetërsueshme të Bin Hamamit për të apeluar kundër vendimit.

“Gjatë presidencës sime të përkohshme, unë premtoj se Konfederata Aziatike e Futbollit do të qeverisë me drejtësi dhe transparencë të fortë”, tha Jilong.

Bin Hamam do të sfidonte Xhozef Blaterin në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në muajin qershor, por u tërhoq nga gara pas akuzave se ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve për të votuar në favor të tijin.
XS
SM
MD
LG