Ndërlidhjet

Votuesit letonezë kundër oligarkëve


Rezultatet tregojnë se letonezët kanë votuar me shumicë dërrmuese në favor të shpërbërjes së Parlamentit, në përpjekje për të luftuar fuqinë e biznesmenëve.

Me më shumë se dy të tretat e votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se rezultatet tregojnë se gati 95 për qind e votuesve mbështesin shkarkimin e kuvendit.

Këto votime vendosin bazën për zgjedhje të parakohshme në shtator – më pak se një vit pas zgjedhjeve të mëparshme, në tetor të 2010-ës.

Zyrtarët thonë se më pak se 45 për qind e 1.5 milionë votuesve të regjistruar kanë votuar në referendumin e së shtunës.

Referendumi ishte thirrur nga shqetësimet se politikanët e pasur biznesmenë – të njohur si oligarkë – kanë shumë ndikim në Letoni, për shkak të lidhjeve personale dhe biznesore me ligjvënësit.

Vendi baltik po përpiqet të dalë nga recesioni i thellë që është shënuar me rënie të prodhimit për gati një të katërtën në tre vjetët e fundit. Një gjë e tillë ka çuar papunësinë në afro 25 për qind.
XS
SM
MD
LG