Ndërlidhjet

Klinton: Mosmarrëveshja për Detin Jugor - jashtë kontrollit


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, paralajmëroi se mosmarrëveshja territoriale në lidhje me burimet e pasura potenciale të Detit Jugor të Kinës “po del jashtë kontrollit”.

Klinton, e cila ndodhet në Bali për të marrë pjesë në konferencën e Azisë për sigurinë, ka bërë thirrje për një rezolutë urgjente mes shteteve që kanë mosmarrëveshje.

Kina pretendon në pronësinë e tërë detit, por kjo kontestohet nga Brunei, Malejzia, Vietnami, Filipinet dhe Tajvani.
XS
SM
MD
LG