Ndërlidhjet

I ati i Breivikut, i shokuar


I ati i norvegjezit të akuzuar për sulmet që lanë të vdekur të paktën 92 persona, ka thënë se është shokuar kur ka mësuar përmes mediave për përfshirjen e të birit të tij.

“Po i lexoja gazetat në internet dhe papritmas e pashë emrin dhe fotografinë e tij në internet”, i ka thënë ai së përditshmes Verdens.

Babai i Anders Behring Breivikut tha se ende nuk e ka marrë veten nga lajmi.

Ai është intervistuar në Francë, ku edhe jeton.

I ati i sulmuesit është pensionist dhe ka thënë se nuk ka pasur kontakte me të birin që nga viti 1995.
XS
SM
MD
LG