Ndërlidhjet

Gjermania i jep 100 milionë euro opozitës në Libi


Gjermania tha se do t’i mundësojë Këshillit Kombëtar Tranzitor të kryengritësve të Libisë, një kredi prej 100 milionë eurosh për qëllime civile dhe humanitare, njofton agjencia France Press.

Dhënia e këtyre mjeteve nga ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele, është arsyetuar me faktin se “lufta e kolonel Gadafit është kundër popullit të tij dhe se situata në Libi është shumë e rëndë”.

Gjermania nuk është pjesë e misionit të NATO-s në Libi dhe ajo ka abstenuar nga votimi në OKB, që lejoi ndërhyrjen ushtarake atje.
XS
SM
MD
LG