Ndërlidhjet

logo-print

Norvegjia në zi për viktimat e sulmeve


Këmbanat e kishave janë dëgjuar në Osllo, në fillim të një shërbimi përkujtimor për viktimat e sulmeve të së premtës, që lanë të paktën 93 të vrarë.

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenber, dhe anëtarë të familjes mbretërore ishin në mesin e të pranishmëve.

"Çdonjëri prej atyre që kemi humbur, është një tragjedi në vetvete. Së bashku, ata janë një tragjedi kombëtare", tha Stoltenberg.

Të paktën 85 persona janë qëlluar për vdekje në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, vetëm pak orë pasi shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës në ndërtesat qeveritare në Osllo.

Policia norvegjeze tha se i akuzuari për organizimin e sulmeve, Anders Bering Breivik, e ka pranuar përgjegjësinë dhe thotë se ka vepruar i vetëm.
XS
SM
MD
LG