Ndërlidhjet

Në Siri vazhdon dhuna


Forcat siriane të sigurisë kanë sulmuar një fshat veriperëndimor dhe kanë bërë arrestime gjithëpërfshirëse.

Komiteti Koordinues Lokal - grup që ndihmon në organizimin e protestave në Siri - tha se tanket qëlluan një shtyllë të telekomunikacionit në rajonin Sarjeh, duke ndërprerë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.

Grupi po ashtu tha se autoritetet kanë arrestuar shumë njerëz në kryeqytetin Damask dhe rrethinat e tij.

Siria, prej muajsh, është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.
XS
SM
MD
LG