Ndërlidhjet

logo-print

Ekonomia në Maqedoni, çështje "e harruar"


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Në bllokun politik maqedonas gjithnjë e më shumë marrin hov akuzat e ndërsjella, që zhvillojnë një luftë të ashpër mes VMRO-DPMNE-së dhe Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, se kush është patriot dhe cila nga to e tradhton çështjen kombëtare maqedonase.

Edhe partitë politike shqiptare, po në këtë formë, janë duke anashkaluar aspektin ekonomik, veçanërisht atë të mirqënies sociale, aq më shumë duke pasur parasysh faktin se një e treta e popullsisë në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, është e papunë, ndërkohë që gjysma e popullatës në vend jeton në kufijtë e ekzistencës.

Politikëbërësit në Maqedoni anashkalojnë problemet ekonomike, sepse nuk kanë kapacitet dhe startegji të qartë që t’i zgjidhin ato, andaj gjithnjë e më shumë i kamuflojnë me “duart e mbushura plot punë për zgjidhjen e problemeve politike, probleme këto që jo rallëherë janë inekzistente”, thotë eksperti për çështje ekonomike, Visar Ademi.

“Reformat ekonomike ose tregu nuk e ka marrë veten që shumica e problemeve të zgjidhen përmes mekanizmave të tregut të lirë. Maqedonia akoma nuk ka investitorë seriozë, edhe kundrejt krijimit të strukturës promovuese jashtë vendit”, thotë Ademi.


Arkiv
Albert Musliu, nga Qendra për zhvillim demokratik, thotë se, ndonëse është bërë një përpjekje serioze e politkëbërsve shqiptarë për të marrë kulaçin sa i takon buxhetit të shtetit, akoma mbetet edhe shumë punë për t’u bërë që të mos vërehet divergjenca në aspektin social mes popullatës shqiptare dhe asaj maqedonase, veçanërisht në aspektin e punësimit.

“Është për t’u përshëndetur ajo se, vitet e fundit, gjithnjë e me më shumë intensitet, përmenden mjetet publike si dhe shpërndarja adekuate e tyre. Ky është proces i vështirë, sepse edhe gjatë konfliktit, por edhe gjatë Marrëveshjes së Ohrit, kjo çështje nuk u trajtua me vëmendjen e nevojshme - sa u përket mjeteve të mbledhura nga populli dhe shpërndarjes së tyre proporcionale”.

“Kjo, sipas meje, është rezultat i defokusimit të vëmendjes së partive politike nga problemet ekonomike, duke trajtuar ekskluzivisht vetëm çështjet politike, që i bëjnë më të pranueshme tek elektorati
”, thotë Musliu.

Ndërkaq, sipas Visar Ademit, ekspert ekonomik, është shumë më e lëhtë të miratohen ligjet, të cilat jo rallë dëshmojnë se në praktikë janë të pazbatueshme, sesa të krijohen kushte për zhvillim të mirëfilltë ekonomik të vendit.

Nuk kemi asnjë kompani në Maqedoni, e cila faktikisht ka fuqi të madhe absorbuese të forcës së lirë punëtore. Nuk ka kompani që eksporton mallra jashtë vendit, me një rrjedhë serioze të zhvillimit”.

“Kjo ndodh si pasojë e paaftësisë së politikanëve që të shfrytëzohet pozita e volitshme gjeografike e Maqedonisë, e cila ndodhet në mes të Ballkanit, faktikisht në mes të udhëkryqeve transportuese. Pra, nëse nuk arrin të prodhojë, atëherë mund të shfrytëzojë potencialin e transportit“,
thekson Ademi.
XS
SM
MD
LG