Ndërlidhjet

Iraku godet një rrjet të Al Kaidës


Forcat irakiane të sigurisë kanë goditur sot një rrjet të Al Kaidës.

Gjeneral-majori Ahmed Abu Ragif, kreu i njësisë policore kundër terrorizmit, tha se "Ministria e Punëve të Brendshme ka shpërbërë një rrjet të Al-Kaidës, që është përgjegjës për më shumë se 100 vrasje të policëve, ushtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë në Bagdad".

Ai tha se i njëjti qëndron edhe prapa vrasjes së Ali al-Lamit, kreut të Komisionit të Drejtësisë, i cili heton çështjet që lidhen me regjimin e ish-diktatorit Sadam Husein.

Ragif tha se rrjeti përbëhet prej 16 militantësh.
XS
SM
MD
LG