Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, bisedimet për borxhin drejt "ditëve të vështira"


Shtëpia e Bardhë paralajmëroi sot se negociatat mbi kufirin e borxhit të SHBA-së dhe uljen e deficitit janë duke shkuar në "ditë të vështira".

Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bohner, tha se ai do të parapëleqente të zbulonte marrëveshjen dypartiake për të rritur kufirin e fundit të borxhit dhe që oferta për presidentin Obama të jetë ende në tryezë.

Shtëpia e Bardhë tha se do ta mbështesë vetëm marrëveshjen që zgjeron rritjen e kufirit të borxhit, aq sa të mos jetë i nevojshëm edhe një tjetër votim deri pas zgjedhjeve presidenciale të 2012-ës.

Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner, tha se koha po kalon për të arritur marrëveshjen deri më 2 gusht.
XS
SM
MD
LG