Ndërlidhjet

logo-print

Anders Breivik,do të paraqitet para një gjykatë në Osllo


Një minutë heshtje do të mbahet sot në mesditë në Norvegji për të nderuar më shumë se 90 persona që u vranë nga një shpethim i një bombe dhe të shtëna me armë.

I dyshuari i cili është ndaluar lidhur e me sulmet, Anders Breivik,do të paraqitet para një gjykatë në Osllo, në një seancë dëgjimore mbi paraburgimin e tij.

Policia dhe avokati, kanë thënë se 32-vjeçari norvegjeze ka pranuar se ka kryer sulmin, ku u vranë të paktën 93 persona.

Breivik, u ka thënë hetuesve se ai vetë kishte kryer sulmet dhe është raportuar të ketë lidhje të dikurshme ekstremiste dhe anti-islamike.
XS
SM
MD
LG