Ndërlidhjet

Kërkohen ndihma për vende e prekura nga thatësirat


Banka Botërore ka premtuar sot shumën prej 500 milionë dollarësh për të ndihmuar Hornin, vendin e goditur nga thatësia në rajonin e Afrikës.

Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të ndryshme të ndihmave janë takuar sot në Romë për të diskutuar rreth përpjekjeve për rritjen e ndihmave.

OKB-ja, tha se thatësira të mëdha, në 60 vjetët e fundit, kanë prekur dhe shkatërruar pjesë të Xhibutit, Etiopisë, Kenias, Sudanit dhe Ugandas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, u ka bërë thirrje vendeve donatore për të ndarë 1.6 bilion dollar në ndihmë për dy rajonet jugore të Somalisë, që janë shpallur zona të urisë nga Kombet e Bashkuara javën e kaluar.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), e cila po merr pjesë në diskutime në Romë, paralajmëron se situata do të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa.

XS
SM
MD
LG