Ndërlidhjet

logo-print

Newsweek: Gabimi im më i dashur


Madeleine Albrisht, Oslof, 14 Janar 2010

Madeleine Albrisht, Oslof, 14 Janar 2010

"Newsweek"

Shkruan: Madeleine Albright, ish sekretare amerikane e shtetit



Kur isha shefe e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara, kam bërë një gabim të madh. Ja si ka ndodhur…

Më 1999, presidenti Clinton, sekretari i mbrojtjes, William Cohen dhe unë, ishim së bashku në një dhomë, duke festuar 50 vjetorin e NATO-s. Ndodhi fare rastësisht; ishim ulur dhe bënim shaka dhe bëmë sikur ishim majmunët e mençur, personazhe të proverbit “Nuk shoh gjë të keqe, nuk dëgjoj gjë të keqe, nuk flas gjë të keqe”.

Vendosa pastaj të blej tre stoli mbërthyese (karficë zbukurimi) në formë majmunësh. Një vit më vonë, presidenti Clinton dhe unë merrnim pjesë në një samit në Moskë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me zonjën Albright, 21 qershor 2010

Isha e tmerruar nga brutaliteti i veprimeve ushtarake ruse në Çeçeni. Mendoja se ishin shkatërruese. Prandaj, e vendosa stolinë me tre majmunët në xhaketën time, në takimin tonë me presidentin Vladimir Putin.

Kam filluar t’i mbaj këto stoli për të sinjalizuar disponimin, kur isha ambasadore në Kombet e Bashkuara. Atëbotë kishim sanksiopne ndaj Irakut dhe isha udhëzuar të vazhdoja të thoja gjëra të tmerrshme për Saddam Husseinin.

Si kundërpërgjigje, ai publikoi një poemë në një gazetë, duke më krahasuar me një gjarpër. Unë kisha një stoli në formë gjarpëri dhe vendosa ta mbaj. Kur mediat më pyetën se pse e mbaja pikërisht atë stoli, unë thashë “sepse Saddami më ka krahasuar me një gjarpër”. Me vete mendova, “kjo ka filluar të bëhet argëtuese” dhe dola e bleva një mori stolish për kostumet e mia, duke menduar se do të pasqyronin ngjarjet që do të ndodhnin në ditët e caktuara. Në ditët e mira, do të vendosja flutura, lule ose balona. Në ditët e keqija, do të vendosja insekte.

Me një rast, kur isha në bisedime me rusët, zbuluar se një mjet përgjimi (bug – në anglisht) ishte vendosur në njërën nga sallat e konferencës jashtë zyrës sime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Herën tjetër kur u takova me rusët, vendosa në kostumin tim një stoli të madhe në formë insekti (bug – në anglisht).

Por, ishte gabim i madh të vendosja ata tre majmunët kur takuam presidentin Putin. Derisa po ecnim, ai iu dejtua presidentit Clinton dhe tha: “Ne gjithmonë vështrojmë me vëmendje stolitë mbërthyese të sekretares Albrajt”. Presidenti Putin atëherë m’u drejtua dhe më pyeti: “Pse mbani majmunë sot?”.

Unë ndërkaq thashë: “Për shkak të politikës suaj mbi Çeçeninë”. Presidenti Putin u zemërua jashtë mase me mua. Atëherë e kuptova se kisha shkuar larg. Për fat të mirë, kjo gjë nuk ndikojë në diskutimet e rëndësishme që aid he presidenti Clinton zhvilluan.

Nuk kam kërkuar falje, por mësova se ndonjëherë kur e tejkalon kufirin pak, në një situatë vërtetë serioze, me dikë që mund të mos e ketë sensing e njejtë të humorit, atëherë mund ta kesh tejkaluar kufirin shumë. (a.v.)
XS
SM
MD
LG