Ndërlidhjet

SHBA, nuk ka interes në krijimin e bazave të përhershme në Afganistan


Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kabul, Ryan Crocker, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes në krijimin e bazave të përhershme ushtarake në Afganistan.

“Nuk kemi interes për të vendosur baza të përhershme në Afganistan, presidenti e ka thënë, sekretaret e shteteve dhe të mbrojtjes e kane thënë, dhe unë po e përsëris këtu. Do të qëndrojmë aq sa kemi nevojë të qëndrojmë dhe asnjë ditë më shumë", tha ambasadori Ryan Crocker.

Ambasadori Crocker, duke folur menjëherë pasi e dha betimin në ambasadën amerikane në Kabul, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk duan të përdorin Afganistanin si një platformë për të ndikuar në vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG