Ndërlidhjet

Vrasësit të gazetarit armen, 23 vjet burg


Një gjykatë e Stambollit ka dënuar sot të dyshuarin kryesor për vrasjen e gazetarit armen Hrant Dink në vitn 2007 me pothuaj 23 vjet burg.

Panel i gjyqtarëve ka shpallur fajtor, Ogun Samastin, për vrasjen e Dinkut jashtë zyrës së tij në janar të 2007-ës.

Dink, që ka qenë botues i gazetës javore turko-armene “Agos”, ka zemëruar nacionalistët duke iu referuar vrasjeve masive të armenëve në fillim të shekullit 20 si gjenocid.

Turqia mohon se vrasjet kanë përbërë gjenocid.

Vrasësi Samast, që ka pranuar vetë vrasjen, ka qenë 17 vjeç dhe i papunë, kur ka kryer krimin.

Gjykata atë fillimisht e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, por e reduktoi atë për shkak se ai ishte i mitur në kohën e vrasjes.
XS
SM
MD
LG