Ndërlidhjet

logo-print

FT: Bota mban zi për parajsën e humbur


Të afërmit e viktimave mbajnë një minut heshtje në Utoja...

Të afërmit e viktimave mbajnë një minut heshtje në Utoja...

"Financial Times"

I tërë shoku nga shkatërrimi i qendrës së Oslos, u zbeh nga masakra e ardhshme e pothuaj 100 adoleshentëve në Utoja, ku lëvizja laburiste e të rinjve mblidhet çdo vit për një javë të 'spërkatur' me politikë, por më shumë që i kushtohet argëtimit veror, një trashëgimi kjo e të rinjve.

Askush nuk e përshkruan më mirë sesa kryeministri Jens Stoltenberg, i cili vetë kishte kaluar nëpër shumë kampe verore dhe pritej t’i adresohej të rinjve të shtunën: “Utoja është parajsë e rinisë sime, e cila u transformua në ferr”.

Fjalët janë të varfra përballë një mizorie të tillë, që u bë edhe më e keqe meqë kishte në shënjestër fëmijët.

Por, përtej ofrimit të ngushëllimit, ia vlen përpjekja për të siguruar se viktimat nuk vdiqën kot, duke lënë anash leksionet për të ardhmen nga tmerri i së sotmes.

Autoritetet e Norvegjisë kanë qenë tepër të kujdesshme dhe korrekte duke mos spekuluar rreth identitetit të vrasësit dhe motiveve para se të mblidhnin provat.

Por, në Norvegji dhe në botë, komentatorët dhe mediat, përfshi dhe këtë gazetë, reaguan shpejtë, për të parë nëse fajtorë ishin terroristët islamikë.

Në vend të tyre, terrorist duke të ketë qenë një norvegjez anti-islamik dhe kjo duhet të na bëjë të ndalemi dhe mendojmë.

Ky është një përkujtues brutal se logjika e sëmurë e ekstremizmit është universale dhe produkt i një fanatizmi laik të një lloji të caktuar fetar.

Nevojitej shumë pak, që të përhapej armiqësia e Norvegjisë kundër qytetarëve dhe imigrantëve myslimane, që pa dyshim do të pasohej me ndonjë sulm xhihadist.

Debati shpesh i fortë në vend mbi emigracionin dhe integrimin e minoriteteve shpresojmë se do të rafinohet nga një mirëkuptim se rrënjët e pastra norvegjeze nuk janë garanci kundër rritjes së një ndjenjë të çoroditur të drejtësisë.

Norvegjezët janë krenarë për një shoqëri ku masat e sigurisë dhe të mbikëqyrjes janë më pak të bezdisshme sesa në vendet tjera.

Zoti Stoltenberg është zotuar se vendi nuk do të heqë dorë nga hapja e saj dhe afërsia e njerëzve me pushtetin.

Por, ekziston një arsye për frikë se ai- ose politikanët rivalë- do të lëkunden nga pyetjet e vështira në lidhje me politikat e sigurisë, përfshirë edhe kontrollin e armëve.

Hidhërimi nuk do të ulet shpejt, por, kjo nuk është e vetmja vështirësi për të ardhmen.

Norvegjia, e fokusuar në kërcënimet që vinin nga jashtë, ka nënvlerësuar rrezikun që i është krijuar brenda.

Ngjashëm me siguri bëjnë dhe vendet tjera evropiane. Pas Norvegjisë, të gjitha këto vende tani duhet të përballen me demonët e tyre.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG