Ndërlidhjet

Marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë - Maqedoni


Nesër në Shkup, pritet të nënshkruhet marrëveshja e financimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë, ka njoftuar Ministria e Integrimit.

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se kjo marrëveshje bëhet në kuadër të komponentës së dytë të Instrumentit të para-anëtarësimit të Komisionit Evropian e cila ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar.

Në nënshkrimit e kësaj marrëveshje do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Integrimit Evropian dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa nga ana e Maqedonisë, në ceremoni marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, thuhet në fund të komunikatës.

XS
SM
MD
LG