Ndërlidhjet

Thaçi shkarkon shefin e policisë, Reshat Maliqin


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që të shkarkojë Reshat Maliqin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Detaje të tjera nuk janë dhënë mbi këtë vendim të kryeministrit të Kosovës. Zoti Maliqi, në prononcimet e tij për mediat vendore, ka thënë se nuk ka pasur njohuri për shkaqet që mund të kenë nxitur një vendim të këtillë.
XS
SM
MD
LG