Ndërlidhjet

EULEX-i reagon ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës


Me anë të një komunikate për media, EULEX-i ka reaguar për veprimet e Policisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX, po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës”. Thuhet në mes tjerash në komunikatën e EULEX-it.

“EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd.

Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, thuhet në fund të komunikatës së EULEX-it.
XS
SM
MD
LG