Ndërlidhjet

KFOR-i: Nuk lejojmë dhunë


Komandanti i KFORit Gjenerali Erhard Byhler, përmes një komunikate për media, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë kundër situatës së tashme në veri e as në Vijën Kufitare Administrative me Serbinë:

“KFOR-i nuk pranon kurrfarë dhune. Në një shoqëri demokratike mendimet e ndryshme apo pozitat konfliktuoze duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore me diskutime dhe negociata,” ka thënë Byhler, pas aksionit të Policisë së Kosovës për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.

KFOR përmes njoftimit për media bën të ditur se pasi që është informuar mbi situatën, i ka alarmuar një numër të konsiderueshëm njësish që të ndërhyjnë nëse është nevoja.

“KFORi mbikëqyr situatën dhe trupat e KFOR-it janë në veri të Kosovës dhe do të ndihmojnë për ta zbutur situatën nëse është nevoja”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG