Ndërlidhjet

Merret kontrolli edhe në portën 1


Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbrëmë aksionin për futjen nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31 që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, duke dërguar atje njësitë speciale të policisë.

Ndërsa, kontrolli është marrë menjëherë në pikën 31, në Bërnjka, njësitë speciale ishin bllokuar që të merrnin kontrollin dhe në Jarinje, nga bllokada e serbëve lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se futja nën kontroll e pikës 31 është bërë nën të ashtuquajturin Planin B.

Ai njoftoi, se gjatë aksionit, një polic është lënduar me një mjet shpërthyes, dhe dy-tre të tjerë janë lënduar nga hedhja e xhmave dhe gurëve, prej anës së serbëve lokalë.

Ai e ka qujatur këtë biland, si dëm minimal.

Rexhepi ka thënë se me këtë veprim, po mundësohet që të zbatohet plotësisht vendimi i Qeverisë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pikat kufitare 1 dhe 31, në të cilat nuk është vendosyur dogana që nga viti 2008, janë parë si penegsa kryesore e zbatimit të reciprocitteit, meqenëse kamionët serbë kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.

Rexhepi ka thënë se njësitë speciale të policisë, do të qëndrojnë në veri deri sa të jetë e nevojshme dhe derisa të vendosen doganierët.
XS
SM
MD
LG