Ndërlidhjet

NATO përpiqet t'i japë fund krizës në kufi


Një zëdhënës i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake po përpiqet që të ngociojë fundin e lëvizjes së befasishme në njësive speciale të policisë për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi, Ralf Adametz i ka thënë agjencisë Associate Press, se "aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë" për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për të vënë nën kontroll këto pika kufitare, për të bërë kështu të mundur zbatimin e vendimit të ‘embargos’ ndaj mallrave të Serbisë.

Të paktën, një polic është plagosur gjatë aksionit.
XS
SM
MD
LG