Ndërlidhjet

Qeveria nënshkruan marrëveshje me Banken Botërore


Një projekt i zhvillimit rural dhe bujqësor në Kosovë do të fillojë së zbaruari nga janar i viti 2012 pasi që ai do të realizohet nga një kredi e marr nga Banka Botërore.

“Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot një marrëveshje për finalizimin e një projekti të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen”, ka bërë të ditur zyra për informim e qeverisë.

Banka Botërore në qershor ka miratuar një kredi në vlerë prej 20 milion dollarë me zero normë interesi dhe 20 vite periudhë maturimi.

Në komunikatë thuhet se “objektivi i projektit është nxitja e konkurrencës dhe zhvillimi i sektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës gjatë viteve të ardhshme në bazë të strategjisë për zhvillimin e bujqësisë”.

Në komunikatë thuhet se në nivel kombëtar projekti do të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve brenda Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa në nivelin lokal do të mbështeten pronarët e fermave si dhe potencialet e agro-përpunimit.

“Po ashtu projekti synon të nxisë rritjen ekonomike dhe konkurrencën në sektorin e bujqësisë duke stimuluar produktivitetin dhe për të ngritur standardin jetësor të komunitetit rural”.


Ranjit Najak, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se “projekti për zhvillimin rural dhe të bujqësisë është miratuar në Uashington dhe do të mbështesë këtë sektor në përputhje me politikat evropiane të UNOPS-it. Shpresoj se ky projekt të zhvillohet sa më shumë sepse është projekt i rëndësisë së madhe kombëtare”, citohet të ketë thënë Ranjit Najak.

XS
SM
MD
LG