Ndërlidhjet

Breivik flet për "dy celula në Norvegji, e disa jashtë saj"


Avokati mbrojtës i Anders Breivikut në Norvegji, thotë se i dyshuari ka folur për dy celula që kanë funksionuar në Norevegji, por edhe për disa të tjera që kanë funksionuar jashtë shtetit.

Avokati Geir Lippestad, tha se Anders Breivik beson se sulmet të cilat lane të vdekur 76 persona ishin të “nevojshme”, sepse ai siç ka thënë është “në gjendje lufte”.

Avokati tha se Breivik, nuk ishte i vetëdijshëm për shifrën e të vrarëve e as për zemerimin e publikut.

Breivik vrau të paktën 68 të rinjë në një kamp të Partisë së Punës, në ishullin Utoja.

Më shumë se 100 mijë njerëz u mblodhën në Oslo të hënën në mbrëmje për të nderuar viktimat e sulmeve.
XS
SM
MD
LG