Ndërlidhjet

Paratë e SHBA-së në duar të talibanëve


Pentagoni ka konfirmuar se kryengritësit talibanë, të cilët po luftohen nga SHBA dhe aleatët e saj, kanë mundur të sigurojnë para që janë dhënë për një kontratë amerikane të transportit në Afganistan.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, koloneli Dejv Lapan, konfirmoi të hënën se hetuesit kanë gjetur se disa para nga kontrata në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh kanë rënë në duar të talibanëve.

Nuk janë dhënë detaje se sa para kanë mundur të sigurojnë talibanët.

Zëdhënësi tha se janë duke u ndërmarrë masa për të përmirësuar problemin dhe se së shpejti do të jepet kontratë e re.

Raportet, përfshirë një në Uashington Post, thonë se kontraktuesit u kanë paguar para talibanëve për t’u mbrojtur, ose janë të përfshirë në spastrim parash apo mashtrime tjera.
XS
SM
MD
LG