Ndërlidhjet

Afganistani mohon gjetjet e SHBA-së


Qeveria afgane ka kontestuar gjetjet e një raporti të SHBA-së, ku thuhet se zyrtarët në Kabul po pengojnë përpjekjet e Uashingtonit për të parandaluar vjedhjen e ndihmave amerikane.

Ministria e Financave tha se mirëpret rishikimin e Shteteve të Bashkuara se ku po shpenzohen miliarda dollarë ndihma për rindërtim, por mohoi deklaratat e inspektorit të përgjithshëm të rindërtimit në Afganistan, Herbert Riçardson, se Banka Qendrore afgane po shprehet armiqësore ndaj këshilltarëve ndërkombëtarë.

Javën e kaluar, zyra e Riçardsonit ka akuzuar presidentin Hamid Karzai se ka penguar zyrtarët e Thesarit amerikan në Bankën Qendrore të Afganistanit, të ndalojnë kalimin e parave te kryengritësit.
XS
SM
MD
LG