Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: Funksionalizimi i gjykatave në veri mbetet problem


Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, raportoi para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e sfidave të Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrim Evropian, për vitin 2011.

Kuçi theksoi se është punuar në fushën e legjislacionit, të identifikuar në Raportin e Progresit të vitit të kaluar, dhe tanimë, sipas tij, të gjitha ligjet e parapara në Raportin e Progresit të vitit të kaluar, në kuadër të kompetencës së Ministrisë së Drejtësisë, janë proceduar në Kuvendin e Kosovës, përveç kodit penal.

Funksionalizimin e gjykatave në veri, Kuçi e theksoi si problem kryesor në këtë drejtim, ndërsa luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas tij, mbeten prioritete të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë mbledhjes së sotme po ashtu u shqyrtuan dhe u përkrahën katër projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat, Projektligji për ndihmën shtetërore, Projektligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, si dhe Projektligji për ndihmë juridike falas.
XS
SM
MD
LG