Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, jep dorëheqje kreu i Ekipt të Gatishmërisë Kompjuterike


Kreu i agjencisë së Shteteve të Bashkuara, përgjegjëse për të vepruar ndaj sulmeve në rrjetet e Qeverisë amerikane, ka dhënë dorëheqje, pas disa sulmeve të profilit të lartë në sistemet kompjuetike të ekzekutivit amerikan.

Bëhet e ditur se Rendi Vikers është tërhequr nga pozita e drejtorit të Ekipt të Gatishmërisë Kompjuterike, i cili është pjesë e Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Siguri Kombëtare.

Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij.

Dorëheqja pason një numër sulmesh në kohët e fundit që kishin në shënjestër Departamentin e Mbrojtjes dhe ueb-faqet publike të Agjencisë Qendrore të Zbulimit dhe të Senatit amerikan.
XS
SM
MD
LG