Ndërlidhjet

ICO: Qeveria ka të drejtë të sigurojë administrim adekuat


Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, duke i dhënë të drejtë Qeverisë që të ndërmarë hapa për të siguruar administrim adekuat.

"Sikur në çdo vend sovran, Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë hapa për të siguruar administrim adekuat, përfshirë këtu kontrollin e kufirit dhe të doganave. Tani është me rëndësi shumë të madhe që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, përmes diskutimeve dhe negociatave. Askush nuk do të fitojë kurrfarë përparësie përmes dhunës", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ICO-së, Endi Mekgafi.

“Ne po ashtu e nxisim Qeverinë që përpjekjet e veta për të vendosur kontroll administrativ në tërë territorin e saj, t’i përcjellë me përpjekje të vendosura për t’i risiguruar dhe mbështetur qytetarët e saj në veri të vendit".

“Situata e tanishme nënvizon rëndësinë e angazhimit të plotë nga Beogradi dhe Prishtina në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të arritur përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG