Ndërlidhjet

UNMIK-u apelon për përmbajtje


Zyrtari i ngarkuar për misionin e UNMIK-ut, Robert Sorenson, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen.

"UNMIK-u e dënon ashpër dhunën dhe beson se dialogu, i bazuar në respektin e ndërsjellë, është rruga për zgjidhjen e çështjeve", thuhet në deklaratën e zotit Sorenson.

Sipas së njëjtës, "UNMIK-u është i gatshëm për të ndihmuar në përpjekjet për të qetësuar situatën".

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë me EULEX-in dhe KFOR-in për të vendosur rendin dhe për t'i zgjidhur çështjet nëpërmjet diskutimit", ka thënë Sorenson.
XS
SM
MD
LG