Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Veprimi i Policisë së Kosovës kërcënon dialogun


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se veprimin e Policisë së Kosovës në Bërnjak dhe Jarinë e konsideron si përdorim të dhunës, që mund "të kërcënojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

"...është një kërcënim për procesin e paqes që të shkojë deri në fund, para se të jepte rezultate të dukshme dhe konkrete", tha Tadiq para gazetarëve në Pragë, ku i është dorëzuar çmimi për promovimin e lirisë dhe të demokracisë.

Tadiq tha se ka biseduar me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, lidhur me situatën në veri, duke i thënë se "veprimi i Policisë së Kosovës është i papranueshëm për Serbinë".

Ministria e Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se pikat kufitare 1 dhe 31 janë nën kontrollin e policisë kosovare.
XS
SM
MD
LG