Ndërlidhjet

logo-print

Sulmuesi norvegjez dyshohet të jetë i çmendur


Avokati mbrojtës i organizatorit të dyshuar të sulmeve në Norvegji, në të cilat u vranë 76 njerëz, tha se klienti i tij ka të ngjarë "të jetë çmendur".

Geir Lipeshtad u tha gazetarëve se Anders Bering Breivik beson se sulmet ishin "të nevojshme", sepse ai është, siç e citon avokati, "në gjendje lufte".

Lipeshtad tha se Breivik do t'i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik.

"Ai nuk është si çdonjëri prej nesh, kështu që është shumë e vështirë për mua që ta përshkruaj", tha Lipeshtad.

Breivik vrau të paktën 68 të rinj në një kamp të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, pas sulmit në ndërtesën e Qeverisë në Osllo, ku humbën jetën tetë persona.

Presidenti amerikan, Barak Obama, vizitoi sot ambasadën norvegjeze në Uashington, për të shprehur sërish ngushëllimet e tij për sulmet.
XS
SM
MD
LG