Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, tha se ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak - i cili pritet të dalë në gjyq javën e ardhshme lidhur me vrasjen e protestuesve - është i dobët për nga shëndeti dhe vazhdon të refuzojë ushqimet.
Deklarata për gjendjen e Mubarakut pason njoftimet se ai kishte vdekur. Shëndeti i ish-udhëheqësit 83-vjeçar ka qenë shpesh subjekt i spekulimeve.
Shumë egjiptianë e shohin sëmundjen e tij si një "dredhi" për t'iu shmangur gjykimit.
Mubarak u përmbys në muajin shkurt si rezultat i kryengritjeve popullore. Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve dhe shpërdorim të pushtetit.
Mubarak pritet të dalë para gjyqit më 3 gusht.