Ndërlidhjet

Stefanoviq thotë se ka arritur marrëveshje me Bylerin


Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka arritur marrëveshje me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, që deri nesër në mëngjes, njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga post-blloqet në veri.

Stefanoviq, siç raporton Beta, u ka thënë gazetarëve se është rënë dakord që në Bërnjak dhe Jarinë të kthehen pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, "ashtu siç kanë qenë deri më tash".

Marrëveshja do të zbatohet deri nesër në mëngjes, tha Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG