Ndërlidhjet

Pacolli: Topi është në anën e Serbisë


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimit të kryeministrit Thaçi për dërgimin e njësive speciale në pikën 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

“Dërgimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri ka vetëm një qëllim - të vendosë rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës, t’iu sigurojë qytetarëve atje, pa dallim, një jetë të qetë dhe pa brenga, dhe të implementojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit me shtetin serb”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, çdo tentativë për t’i dhënë kah tjetër këtij aksioni, është e papranueshme.

“Kosova është shtet, ky është një fakt që shumë mirë e dinë serbët dhe si i tillë po funksionon. Topi është në anën e Serbisë. Në momentin që ata heqin bllokadën, të cilën e kanë zbatuar që nga viti 2008, atëherë të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne. Veprimet tona janë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka theksuar Pacolli.
XS
SM
MD
LG