Ndërlidhjet

DASH shpreh keqardhje për moskoordinim me ndërkombëtarët


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje se veprimet e mbrëmshme nga qeveria e Kosovës për të marë kontrollin në vendkalimet kufitare ne veri të Kosovës nuk ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të vazhdojnë të punojnë urgjentisht drejt qetësimit të situatës aktuale.

Gjithashtu, SHBA u kanë bërë thirje të gjitha palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

“Lëvizja e lirë e produkteve midis Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga bashkimi Evropian. Hapat e njëanshëm nga të dyja palët – imponimi i Serbisë për embargo të njëanshme të prodhimeve të Kosovës nga viti 2008 dhe vendimi i fundit i Kosovës për të vendosur reciprocitet pas dështimit të të dyja palëve të arrijnë marrëveshje për normalizimin e doganave – kanë rezultuar me këtë rrugë qorre”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kemi besim në menaxhimin e dialogut nga ana e BE-së dhe ftojmë të dyja palët që të rikthehen mënjeherë në tavolinën e bisedimeve. Presim nga Kosova dhe Serbia që nëpërmjet dialout, të vendosin kushte pozitive dhe reciproke, që do të letojnë edhe njerëzit, por edhe prodhimet, të lëvizin lirshëm midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e DASH-it.
XS
SM
MD
LG