Ndërlidhjet

Dënohen sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban


Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër shpërthimet në Liban, ku u plagosën gjashtë paqeruajtës francezë të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-mun, tha se është “shumë i shqetësuar” me sulmin ndaj Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban, duke vënë në dukje se ky ishte sulmi i dytë ndaj trupave të Kombeve të Bashkuara, gjatë dy muajve të fundit.

Këshilli i Sigurimit e quajti shpërthimin "një sulm terrorist" dhe e dënoi atë "në termat më të ashpër".

Në deklaratën e tij, Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve libaneze për të kryer një hetim të plotë dhe për të sjellë autorët e sulmit para drejtësisë.

Deklarata e SHBA-së gjithashtu shprehu mbështetjen e vazhdueshme për mandatin e paqeruajtësve të OKB-së, për të monitoruar kufirin midis Libanit dhe Izraelit.

Paqeruajtësit e OKB-së janë vendosur në jug të Libanit që nga viti 1978.
XS
SM
MD
LG