Ndërlidhjet

Veri, natë relativisht e qetë


Nata në veriun e Kosovës ka kaluar relativisht e qetë. Përfaqësuesi i serbëve lokalë, Kërstimir Pantiq, tha se serbët kanë kujdestaruar në barrikada, në pritje të, siç ka thënë, tërheqjes së njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga Jarina dhe Bërnjaku.

"Sipas marrëveshjes, në orën 8 do të duhej të tërhiqej bllokada. Qytetarët do të vazhdojnë të monitorojnë situatën", tha Pantiq për mediat serbe.

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka arritur marrëveshje me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, që deri sot në mëngjes, njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga post-blloqet në veri.
XS
SM
MD
LG