Ndërlidhjet

Skandal seksual - ligjvënësi amerikan jep dorëheqje


Një ligjvënës i Shteteve të Bashkuara ka dhënë dorëheqje pas akuzave për “abuzim seksual”.

Përfaqësuesi Dejvid Vu tha se largohet nga pozita pas pohimeve të një gruaje 18-vjeçare se kishte “një takim të padëshiruar seksual” me 56-vjeçarin nga shteti Oregon.

Në deklaratën e tij, Vu tha se jep dorëheqje për të mbrojtur vetën kundër asaj që ai e quajti “akuzë shumë serioze”.

Çështja i është referuar për hetim Komisionit Etik të Dhomës së Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG