Ndërlidhjet

logo-print

ROSU është tërhequr nga veriu


Njësitet speciale të Policisë së Kosovës ,“ROSU” kanë përmbushur detyrat e tyre dhe janë tërhequr nga veriu i Kosovës, bëjnë të ditur Zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se në vendkalimet kufitare tashmë janë njësitet kufitare të policisë së Kosovës dhe doganierët.

“Mund të them se njësitet speciale e kanë kryer detyrën e tyre, për të cilën ishin ngarkuar. Kanë shkuar në vendkalimet kufitare, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe ua kanë mundësuar që ta kryejnë detyrën e tyre njësive kufitare dhe doganave të Kosovës”, ka thënë Sadriu.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë natës, por edhe tash, situata e sigurisë në veri është e qetë.
XS
SM
MD
LG