Ndërlidhjet

Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendim që Enver Zymberi, polic i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në detyrë, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës.

Enver Zymberi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.

Varrimi i tij do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet që janë të parapara për Heroin e Kosovës, thuhet në komunikatën e presidencës.

Sipas së njëjtës, presidentja Jahjaga do t’ia dorëzojë medaljen familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.
XS
SM
MD
LG