Ndërlidhjet

logo-print

Lidington: Palët në Kosovë t'i shmangen dhunës


Ministri për Evropën në Qeverinë e Britanisë, Dejvid Lidington, ka shprehur shqetësimin e tij rreth "dhunës në veri të Kosovës".

"Kam qenë thellësisht i pikëlluar kur kam mësuar për dhunën e djeshme në veri të Kosovës, e cila rezultoi me vdekjen e një polici kosovar dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë", ka thënë Lidington.

"Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë që të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, për të mirën e të gjithëve", ka shtuar Lidington.

Ai ka theksuar mbështetjen e Londrës për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim nga të gjitha palët për këtë objektiv, përfshirë këtu edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë një të ardhme të sigurt dhe të begatë", ka thënë Lidington.
XS
SM
MD
LG